Policia italiane ka arrestuar një 33-vjeçar shqiptar, i cili akuzohet për “shpërndarje droge” dhe “mbajtje të armëve të ftohta pa leje”.

Shqiptari u ndalua pranë qendrës historike në Città di Castello për një kontroll teksa drejtonte makinën e tij.

Gjatë kontrollit efektivët gjetën 15 gramë kokainë të ndarë në doza të ndryshme në xhepat e pantallonave, ndërsa në ndarjen e dorezës iu gjet një thikë.

Gjithashtu nën tapetin e makinës policia gjeti të fshehura edhe 1400 €, që besohet se janë të ardhura nga aktivitetet e trafikut të drogës.

Kërkimet u shtrinë më pas në shtëpinë e të riut, ku u krye një kontroll i cili i lejoi ushtarakët të gjenin një thikë tjetër dhe një armë lodër.

33-vjeçari u dënua me 1 vit e 2 muaj burg.

Ndëra lënda narkotike, thikat dhe arma lodër u sekuestruan./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version