ITALI – Një 32-vjeçar me kombësi shqiptare ka humbur jetën në një aksident të ndodhur në rrugën provinciale që lidh Turin me Casamassima.

Sipas asaj që është konstatuar deri më tani, 32-vjeçari ka humbur kontrollin e traktorit dhe është përplasur më një mur. Më pas traktori është përmbysur dhe e ka zënë poshtë.

Në vendin e ngjarjes kanë ndërhyrë zjarrfikësit, të cilët bënë të mundur nxjerrjen e trupit.

Karabinierët kanë nisur hetimet për të rindërtuar dinamikën e tragjedisë./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version