Të jesh një vit më i madh se vëllai binjak, një histori e çuditshme por e vërtetë. Megjithëse në pamje të parë ngjan e pazakontë, por Ezra dhe Ezekial lindën vetën 40 minuta diferencë nga njëri-tjetri, por njëri në 2023-in dhe tjetri në vitin 2024, pasi vëlla dhe motër erdhën në jetë natën e ndërrimit të viteve.
Një histori e bukur, e pazakontë por dhe me rastësi brenda ka sjellë një lumturi të papërshkrueshme për prindërit e binjakëve Billy dhe Eve të cilët jetojnë në New Jersey të SHBA-ve.
Ezra lindi fillimisht në orën 23:48 të natës së Vitit të Ri, më pas vëllai i tij Ezekial u lind 40 minuta më vonë në orën 12:28 të ditës së Vitit të Ri.
“Prindërit Eve dhe Billy janë të emocionuar që fëmijëte tyre janë të shëndetshëm dhe do të kenë një histori të mrekullueshme ditëlindjeje për të treguar,” tha në reagim spitali Virtua Health.
Rastësisht, Ezra ndan ditëlindjen me babanë e saj, gjithashtu i lindur në natën e Vitit të Ri.
Ndërkohë, dy spitale në Boston mirëpritën tre vajza pikërisht në mesnatë, raportoi NBC Boston.