SHBA-të janë futur në orën e pestë të votimeve, dhe interesi se cili mes dy kandidatëve për President, Donald Trump i republikanëve apo Kamala Harris e demokratëve është mjaft i madh.

Sipas shkrimit të bërë nga CNN Kamala Harris e nis më e avantazhuar garën, pasi ajo e nis me 226 vota, ndërsa Trump me 219-të.

Po sipas asaj që raporton CNN, 7-të janë shtete që në fund mund të rezultojnë deçizive për zgjedhjen e Presidentit të ri të Shteteve të Bashkaura të Amerikës, Nevada, Wisconsin, Pensilvania, Michigan, Arizona, Georgia dhe Karolina e Veriut, ku në hartë janë në ngjyrë të verdhë.

Shtetet që pritet të fitojë Kamala Harris janë: Washington, Oregon, California, Minnesota, Illinos, Colorado, New Mexico, Virginia, New York, Maine, New Hampshire, Vermont, Massachusetts, Coneccticut, New Jersey, Delaëare, Maryland, Hawai.

Ndërsa në shtetet e tjera pritet të marrë më shumë vota Donald Trump. Kujtojmë që zgjedhjet në SHBA nuk kanë interes vetëm për shtetasit amerikanë, por për mbarë globin.

Ashtu si edhe në pjesën tjetër të globit edhe në Europë përfshirë edhe Shqipërinë qytetarët dhe drejtuesit politikë janë të ndarë në qendrime të ndryshme mes atyre që mbështesin Trump dhe atyre që mbështesin Kamala Harris. /Vizionplus.tv/

Share.
Exit mobile version