Hamasi përshëndeti vendimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për armëpushimin në Rripin e Gazës dhe deklaroi se “është i nevojshëm një armëpushim gjithëpërfshirës që do të çojë në tërheqjen e forcave izraelite nga Rripi dhe kthimin e të zhvendosurve në shtëpitë e tyre”.
Ai tha gjithashtu se nëse ndodh një armëpushim i tillë, Hamasi është gati për “shkëmbim të të burgosurve që do të çojë në lirimin e pengjeve dhe të burgosurve nga të dyja palët ” .
Ndërkohë, Husham Badran, një anëtar i zyrës politike të organizatës palestineze, tha se çështja me bisedimet për të siguruar një armëpushim “është, më tepër, e lidhur me refuzimin e Izraelit për të dhënë garanci për çështjet themelore që kanë të bëjnë me jetën e palestinezëve në Rripin e Gazës.”
Sipas Bhadran, këto çështje përfshijnë ndërprerjen e ofensivës, mundësinë e ofrimit të ndihmës për enklavën bregdetare të rrethuar, kthimin e personave të zhvendosur brenda vendit dhe një plan të qartë rindërtimi.
“Problemi nuk kufizohet në lirimin e të burgosurve, siç pretendon Izraeli”, thotë ai, duke shtuar se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu nuk dëshiron të arrijë një marrëveshje armëpushimi dhe “mashtron popullin e tij dhe familjet e të burgosurve që të mbulojë politikat dështimet e tij dhe të metat në çështjet e sigurisë”./vizionplus.tv