Tre izraelitë të cilët u raportuan të zhdukur pas sulmit të nisur nga Hamasi më 7 tetor po mbahen peng në Rripin e Gazës, kështu pretendon ushtria izraelite.
“Tre civilë që u raportuan si të zhdukur deri më tani janë identifikuar si pengje dhe familjet e tyre janë informuar”, tha zëdhënësi ushtarak, Daniel Hagari.
N këtë mënyrë numri i pengjeve në Gaza shkon në 132. Ofensiva e Hamasit në Izraelin jugor shënoi 1,140 njerëz të vdekur në Izrael, shumica prej tyre civilë, ndërsa rreth 250 njerëz u rrëmbyen dhe u dërguan në Gaza, nga të cilët rreth 100 u liruan gjatë armëpushimit në fund të nëntorit.
Izraeli është zotuar të “shkatërrojë” lëvizjen islamike palestineze si hakmarrje dhe që nga fillimi i luftës, 22,438 njerëz, kryesisht gra, adoleshentë dhe fëmijë të vegjël, janë vrarë në Rripin e Gazës, sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Hamasi./vizionplus.tv/