Qeveria greke ka ndërmarrë masa për të mbështetur familjet e reja me fëmijë. Për çdo lindje do të jepen 2 mijë euro, ndërsa për binjakët shuma është dyfish.
Në mbledhjet e qeverisë që u zhvilluan së fundmi, u diskutua edhe për një kompensim të ri që nuk do të ishte një herë. Gjithashtu, sipas informacioneve, do të përmirësohen edhe dispozitat për trenjakët.
Mbetet për t’u parë nëse në paketë do të përfshihen edhe masa të tjera financiare që do të kenë të bëjnë me koston e jetesës për prindërit e rinj, ndërkohë që nga ky vit zbatohen masa të tjera favorizuese për prindërit, si rritja e pagesës pa taksa prej 1000 euro për çdo fëmijë, rritja e shtesave për shtetin, por edhe rritja e kompensimit për ngrohje.
Çështja e kostos së jetesës, e kombinuar me parashikimet demografike negativet janë çështje prioritare për qeverinë greke.
Kryeministri grek Kyriakos Mitsitakis kishte folur për këtë çështje në samitin e Davosit, duke thënë se do të mbështeten familjet e reja.
“Ne duam të mbështesim veçanërisht familjet e reja, familjet me fëmijë. Jemi veçanërisht të shqetësuar për zvogëlimin e popullsisë greke. Pra, kjo është një zonë që është prioritet për ne.Si i mbështesim familjet? Si i mbështesim njerëzit që janë të detyruar të marrin qira tani që qiratë po rriten? Ky është një prioritet kyç për qeverinë time dhe do të prisni që shumë shpejt të shpallen masa të ndryshme në këtë drejtim”, tha Mitsotakis. /vizionplus.tv