Ministria e Jashtme në një postim në rrjetet sociale tha se Greqia dënon fuqishëm sulmet e sotme me raketa nga Rusia në qytete të ndryshme të Ukrainës dhe në veçanti në Spitalin e Fëmijëve Okhmatdyt  në Kiev.

“Sulmet që rezultuan me shumë civilë të vdekur dhe të plagosur përbëjnë një tjetër shkelje të rëndë të së drejtës ndërkombëtare humanitare. Greqia do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën dhe të qëndrojë pranë popullit të saj”, thuhet në postimin e ministrisë së Jashtme.

Bëjmë me dije se të paktën 29 persona u vranë dhe 100 të tjerë u plagosën sot në një sulm të madh raketor rus në qytetin e Krivy mëngjesin e kësaj të hëne.

Në qytet janë raportuar disa goditje, të cilat ndër të tjera kanë shkaktuar dëme në godinën e administratës së një kompanie industriale. /vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version