Zëdhënësi i qeverisë Steffen Hempstreit përjashtoi mundësinë e shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme në Gjermani mesditën e së hënës, pavarësisht rezultatit të pafavorshëm zgjedhor për partitë e koalicionit qeverisës.

I pyetur nëse kancelari Olaf Scholz po mendonte të vepronte njësoj si presidenti francez Emmanuel Macron, Hebstreit theksoi se Franca ka një sistem politik të ndryshëm dhe siguroi se nuk kishte “as për një sekondë” asnjë mendim për zgjedhje të parakohshme qeveritare.

“Në Gjermani Bundestagu i ardhshëm do të zgjidhet në vjeshtën e vitit 2025 dhe ne synojmë t’i përmbahemi kësaj,” tha ai./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version