Pas protestave te njëpasnjëshme të fermerëve në fillim të vitit, qeveria gjermane ka rënë dakord, për një paketë të re masash për bujqësinë.
Përfaqësuesit e partive në pushtet bënë me dije se pjesë e paketës është zbutja e taksave për të ardhurat nga bujqësia dhe pylltaria dhe forcimi i aftësive për konkurrencë.
Me zbutjen e tatimit mbi fitimin, merret si bazë një fitim mesatar për një periudhë trevjeçare, në vend të fitimit aktual vjetor.
Kjo u mundëson fermerëve të kompensojnë më mirë të ardhurat nga vitet e mira dhe të këqija.
Ndërsa një komponent i rëndësishëm do të jetë dhe ulja e burokracisë.
Po ashtu mbështetje shtesë do të ketë edhe për blegtorinë sipas politikës së përbashket bujqësore të BE-së.
Një ndryshim i ligjit synon edhe të forcojë pozitën e fermerëve kundrejt shitësve. Ky plan pritet që të miratohet në Bundestag javën e ardhshme./vizionplus.tv