Kombet e Bashkuara në Irak kanë dënuar sulmin me raketa të Iranit në Erbil, kryeqyteti i rajonit gjysmë autonom të Kurdistanit në Irakun verior.
“Ne dënojmë fuqishëm sulmin e mbrëmshëm iranian ndaj vendndodhjeve në Erbil, Rajoni i Kurdistanit të Irakut, i cili shkaktoi viktima civile. Sulmet, nga çdo palë, që shkelin sovranitetin dhe integritetin territorial të Irakut duhet të ndalen,” tha Misioni i Ndihmës së OKB-së për Irakun në një deklaratë të postuar në X të martën.
Në reagim theksohet se se shqetësimet e sigurisë duhet të adresohen përmes dialogut.
Të hënën, Garda Revolucionare e Iranit lëshoi raketa balistike në një numër lokacionesh në Erbil, duke përfshirë atë që pretendoi se ishte një bazë spiunazhi për agjencinë e inteligjencës izraelite Mossad dhe grupet terroriste anti-Iranike në Siri.
Sulmet, të cilat vranë të paktën katër civilë dhe plagosën gjashtë të tjerë sipas Këshillit të Sigurimit të rajonit të Kurdistanit, u dënuan nga Shtetet e Bashkuara si të pamatura dhe të pasakta, teksa frika për një konflikt më të gjerë rajonal rritet/vizionplus.tv/