Gjatë fundjavës, Houthit e Jemenit zhvilluan një demonstratë në periferi të kryeqytetit Sanaa, duke kundërshtuar sulmet e reja të ndërmarra nga SHBA kundër tyre. Po ashtu, protesta ishte edhe si formë solidariteti me luftën ndaj popullit palestinez.

Houthit janë bërë të njohur për demonstratat masive, në të cilat marrin pjesë qindra mijëra qytetarë.

Ndërkohë, sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken do të zhvillojë turneun e tij të gjashtë në Lindjes e Mesme, që nga sulmi i 7 tetorit.

SHBA po përballet me një mori sfidash lidhur me konfliktin në Lindjes e Mesme, i cili rrezikon të përhapet gjerësisht.

Në fokus të vizitës së tij do të jenë bisedimet për arritjen e një marrëveshjeje që do të çonte në lirimin e më shumë se 100 pengjeve të mbajtura nga Hamasi./vizionplus.tv/

Share.
Exit mobile version