Forcat izraelite vranë të paktën tre palestinezë mbrëmë, duke përfshirë një djalë 13-vjeçar që hodhi fishekzjarre ndaj policisë paraushtarake kufitare gjatë një proteste të dhunshme.

Autoriteti Palestinez njoftoi se ai u vra mbrëmë vonë në kampin e refugjatëve Shuafat, afër Jerusalemit.

Policia izraelite ka njoftuar se një plumb është qëlluar në drejtim të të dyshuarit i cili ka hedhur fishekzjarre në drejtim të policisë paraushtarake kufitare. Ai siç thuhet është kapur, arrestuar dhe transferuar për trajtim mjekësor.

Policia kufitare tha gjithashtu se hapi zjarr ndaj pesë palestinezëve të cilët po hidhnin bomba zjarri ndaj automjeteve në një autostradë jashtë Jeruzalemit mbrëmë vonë.

Ministria palestineze e Shëndetësisë njoftoi se forcat izraelite vranë dy palestinezë të moshës 16 dhe 32 vjeç dhe plagosën tre të tjerë në fshatin Al-Jib pranë Jerusalemit.

Ata u transferuan në një spital në qytetin e afërt të Ramallah, selia e Autoritetit Palestinez. /vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version