Një 24-vjeçar shqiptar, banues në Alto Lago është dënuar nga drejtësia italiane për përndjekje, plagosje dhe dhunë.
Sipas asaj që bëjnë me dije mediet italiane, i riu shqiptar përndiqte nëpër rrugët e qytetit “viktimat” e tij, shpesh me aftësi të kufizuara dhe i filmonte.
Ai i fyente, kërcënonte dhe i dhunonte dhe gjithçka e filmonte për t’i poshtëruar më pas.
I riu vepronte edhe me bashkëmoshatarët dhe herë-herë me fytyrën të mbuluar.
Për shkak të krimeve të rënda të kryera, atij iu refuzua rinovimi i lejes së qëndrimit dhe iu nënshtrua një urdhër dëbimi nga prefekti i Komos.
Policia e komisariatit e shoqëroi për në Tiranë./vizionplus.tv