Një festë është kthyer në tragjedi mëngjesin e kësaj të premte në Kretë, Greqi.
I riu është përfshirë në një aksident, pasi po kthehej në shtëpi pas një feste me miqtë e tij.
Siç raportojnë mediat greke, 33 vjeçari ka humbur kontrollin dhe biçikleta me të cilën po udhëtonte ka dalë nga rruga e më pas është përplasur me një shtyllë betoni.
Zjarrfikësja ka shkuar menjëherë në vendngjarje. Shkaqet e aksidentit janë duke u hetuar nga policia rrugore e Chanisë. /vizionplus.tv