Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan krahasoi kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu me liderin e ish-Gjermanisë naziste, Adolf Hitler, duke thënë se nuk ka ndryshim mes tyre.

Erdogan tha se Netanyahu nuk ishte aspak ndryshe nga Hitleri teksa i krahasoi sulmet e Izraelit në Gaza me trajtimin e popullit hebre nga nazistët.

Presidenti turk përsëriti gjithashtu kritikat e tij për mbështetjen perëndimore për Izraelin, duke shtuar se Turqia ishte e gatshme të mirëpresë akademikët dhe shkencëtarët që u përballën me persekutimin për shkak të pikëpamjeve të tyre për konfliktin në Gaza.

Ata flisnin keq për Hitlerin. Çfarë ndryshimi keni nga Hitleri? Ata do të na bëjnë të na mungojë Hitleri. A është kjo që po bën ky Netanyahu më pak se ajo që bëri Hitleri? Nuk është. Ai është më i pasur se Hitleri, ai merr mbështetjen nga Perëndimi. Të gjitha llojet e mbështetjes vijnë nga Shtetet e Bashkuara. Dhe çfarë bënë ata me gjithë këtë mbështetje? Ata vranë më shumë se 20,000 në Gaza”, tha Erdogan.

Këtyre deklaratave iu përgjigj “dhëmbë për dhëmbë” kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, i cili akuzoi Erdogan se po kryen gjenocid ndaj kurdëve. Netanyahu më tej shtoi se presidenti i Turqisë mban një rekord botëror në burgosjen e gazetarëve që e kundërshtojnë atë, është personi i fundit që mund të predikojë moralin.

Erdogani, i cili kryen gjenocid kundër kurdëve, i cili mban një rekord botëror për burgosjen e gazetarëve që kundërshtojnë sundimin e tij. Është personi i fundit që mund të na predikojë moralin”, deklaroi Netanyahu.

Më herët në dhjetor, presidenti turk tha se Netanyahu do të gjykohej si kriminel lufte për ofensivën e vazhdueshme të Izraelit në Rripin e Gazës, duke iu referuar atij si “kasapi i Gazës”./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version