Të paktën 1,313 emigrantë, një numër rekord, janë raportuar të vdekur ose të zhdukur në brigjet e Tunizisë vitin e kaluar.
Raporti është bërë nga një organizatë pro të drejtave, duke theksuar përkeqësimin e krizës së migracionit në vendin e Afrikës së Veriut.
Kjo shifër përfaqëson rreth 75 për qind të numrit të të vdekurve ose të zhdukurve në brigjet e Italisë, Libisë dhe Maltës , tha për Reuters Ramadan Ben Amor, një zyrtar në Forumin Tunizian për të Drejtat Ekonomike dhe Sociale.
Tunizia ka zëvendësuar Libinë si pikënisjen kryesore në Afrikë për ata që përpiqen t’i shpëtojnë varfërisë dhe konfliktit në pjesë të tjera të Afrikës dhe Lindjes së Mesme me shpresën për një jetë më të mirë në Evropë.
Dhe ndërsa kushtet e motit janë përmirësuar që nga janari, fluksi i emigrantëve afrikanë, përfshirë tunizianët, në varkat me destinacion Italinë është rritur.
Rreth 100 emigrantë kanë vdekur ose janë zhdukur në brigjet e Tunizisë që nga mesi i janarit./vizionplus.tv/