Një shqiptar i identifikuar si Dritan Idrizi është vrarë me thikë mbrëmjen e djeshme në Tavullia, Itali.

Ai është goditur me thikë ne zemër gjatë një sherri, bëjnë me dije mediet italiane.

38-vjeçari Dritan Idrizi u dërgua në spital ku humbi jetën. Ai rezulton me precedentë penale pasi ishte dënuar më parë për drogë. Sipas medive fqinje, Idrizi kishte shkuar në Tavullia për të larë hesapet me një familje shqiptarësh.

Ai ishte i armatosur me shkopinj bashkë me tre persona të tjerë. Njëri nga grupi duket se ka goditur në kokë një shqiptare, pjesë e familjes me të cilën Idrizi donte të lante hesapet.

Më pas një person ka marrë thikën dhe ka goditur tre herë 38-vjeçarin.

Personat e tjerë u plagosën dhe u dërguan në spitalin e Pesaros. Deri tani nuk ka asnjë person të arrestuar, por policia po heton për shkaqet e ngjarjes së rëndë./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version