Një punëtor shqiptar ka humbur jetën pasditen e djeshme në Itali, si pasojë e një aksidenti në vendin e punës.
Sipas medieve italiane bëhet fjalë për 58-vjeçarin shqiptar Abdulla Bisku, i cili u rrëzua nga një lartësi prej 4 metrash.
Ai jetonte me familjen në Asola rreth 300 metra larg vendit të aksidentit. Gruaja dhe fëmijët e tij nxituan menjëherë në vendin e tragjedisë.
58-vjeçari ishte në kantier duke punuar me dajën e tij, por në momentin e aksidentit ai ishte vetëm.
Ai u gjet në një pellg gjaku, dhe shërbimet e urgjencës nuk mund të bënin asgjë për ta shpëtuar.
Policia po heton rastin për të konstatuar nëse janë respektuar të gjitha masat e sigurisë dhe nëse punonjësi i ndjerë ka pasur apo jo pajisje mbrojtëse helmeta./vizionplus.tv