Mediat amerikane kanë zbardhur detaje të reja nga ngjarja tronditëse e ndodhur në Florida, ku burrë e grua me origjinë shqiptare u gjetën të pajetë në katin e 45-të të apartamentit ku banonin.
Sipas mediave amerikane Pajtim dhe Sabrina Krasniqi përkatësisht 34- dhe 27-vjeç u gjetën të vdekur në apartamentin e tyre.
Çifti nga Kosova të cilët jetonin në SHBA u gjëtën të vdekur me armë zjarri. Pas rindërtimit të skenës së krimit rezulton se ka qenë 27-vjeçarja e cila ka qëlluar me armë zjarri burrin dhe më pas i ka dhënë fund jetës.
“Nga hetimet është konstatuar se Sabrina Krasniqi ka qëlluar për vdekje disa herë bashkëshortin e saj. Ngjarja ka ndodhur në banesën e tyre të përbashkët”, tha policia në një njoftim për media të premten, por nuk dha detaje për arsyet që mund të kenë çuar në këtë krim të dyfishtë.
Ndëkrohë që edhe motra e Pajtimit, Albana, akuzonite kunatën për krimin e rëndë. Me anë të një statusi në rrjete sociale ajo shkruante se bashkëshortja e tradhtoi Pajtimin duke i marrë jetën.