Një shqiptar është arrestuar nga forcat anti-drogë në Napoli të Italisë, pas një hetimi 3 vjeçar. Mediat italaine raportojnë se shqiptari ishte përgjuar në qershor të vitit 2021, ndërsa bashkëbisedonte me një bashkëatdhetarin e tij se si të sillnin drogën nga Amerika Latine në Europë.
Gjatë bisedës mes dy shqiptarëve pesoni i arrestuar ditën e sotme thotë se transporti me qese nuk është i sigurtë pasi qentë mund ta nuhasin në porte.
Sipas tyre një mundësi është ajo përmes konteniereve, por rruga më e sigurtë është me nëndetëse, por kjo mënyrë mund të bëhet vetëm përmes Panamasë.
“Nën ujë është 100%, por përshtatet vetëm nga Panamaja“, thonë ata.
Fraza interpretohet nga hetuesit si një demonstrim se mjetet tradicionale tani po bashkohen me një metodë transferimi me nëndetëse, siç u zbulua edhe nga ushtria amerikane gjatë një operacioni të rëndësishëm. Dhe vendndodhja e treguar e nisjes së nëndetëseve, Panama, konsiderohet një nga kryeqytetet botërore të trafikut të kokainës.
/Vizionplus.tv/