Një 52-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në vendin e punës në Itali.
Mediat italiane raportojnë se 52-vjeçari Nazmi Morina nga Kosova, ka humbur jetën ndërsa është zënë poshtë nga një ngarkesë që peshonte mbi një ton.
Incidenti ndodhe teksa ai punonte në kantierin e shtëpisë së të moshuarve Orziveçhi.
Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, Nazmi Morina po përdorte një vinç të vogël, duke lëvizur materialin, kur ngarkesa u lirua papritmas dhe e zuri poshtë. Fatkeqësisht ndihma e parë nuk mundi të bënte asgjë pasi ai humbi jetën menjëherë.
Morina kishte gati 20 vjet që jetonte në zonën e Breshias me gruan dhe 4 fëmijët e tij të vegjël.