Një 62-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në autostradën Milano-Serravalle. Mediat italiane raportojnë se 62-vjeçari shqiptar E.H punonte si mirëmbajtës rruge në autostradë.

Ai u përplas nga një makinë Polo që vinte me shpejtësi nga Milano dhe drejtohej nga një 22-vjeçar.

Pavarësisht ndihmës së shpejtë që ju dha, 62-vjecari shqiptar nuk ka mundur të mbijetojë për shkak të plagëve të marra.

Mediat raportojnë gjithashtu se nuk është hera e parë që kjo autostradë ka sjellë aksidente me vdekje.

Ndërkohë grupet hetimore kanë mbledhur të gjitha provat dhe po vijojnë hetimin e ngjarjes.

 

Share.
Exit mobile version