Një pulë u sakrifikua në Senatin Meksikan dje, për t’i ofruar gjakun e saj perëndisë së shiut, Tlaloc, një ceremoni që shkaktoi një valë zemërimi.
Skena e paprecedentë u transmetua në rrjetet sociale parlamentare, por u ndërpre kur një pjesëmarrës, nën zhurmën e daulleve, i preu fytin zogut dhe mblodhi gjakun e tij në një enë.
Ceremonia u organizua nga senatori Adolfo Gomes, anëtar i partisë qeverisëse Morena dhe u njoftua nga rrjetet institucionale të Senatit.
Por në mbrëmje krerët e organit u distancuan nga kjo nismë, duke ia ngarkuar përgjegjësinë vetëm senatorit të caktuar.
“Legjislativi në asnjë mënyrë nuk i fal ngjarjet e raportuara dhe do të marrë masat e duhura disiplinore kundër senatorit përgjegjës”, thuhet në një deklaratë.
Gomes u justifikua duke përmendur zakonet e lashta. Kushtetuta e Meksikës parashikon se është e përshtatshme të “respektohen traditat e popujve indigjenë” të vendit, theksoi ai duke folur para gazetarëve. /vizionplus.tv