Autoritetet në qytetin Seine-Port, Francë, morën një vendim të guximshëm pasi ndaluan përdorimin e celularëve në vende publike!

Telefonat janë jashtëzakonisht të dobishëm dhe thelbësor për pushuesit, të cilët zakonisht i përdorin për të gjetur rrugën e tyre, për të bërë foto dhe për të përkthyer tabela dhe menu. Megjithatë, ata që udhëtojnë për në Seine-Port, një qytet i vogël afër Parisit, do të duhet të gjejnë mënyra të tjera.

Nga mbi 2000 banorët e qytetit, vetëm 272 votuan në referendum, me 146 kundër dhe 126 pro ndalimit të pajisjeve në hapësirat publike.

Tani, nëpër qytet ka tabela që shkruajnë: “Komuniteti pa ekran, le të mbrojmë fëmijët tanë!”

Rezultati i referendumit çoi në krijimin e një harte të qytetit ku ndalohet përdorimi i celularëve, me aktivitete alternative që do t’u ofrohen të rinjve, të cilët ishin subjekti kryesor i votimit. /vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version