Është shuar në moshën 77-vjeçare ish-ministri i Kulturës i Francës në qeverinë e presidentit Sarkozy, Frederic Miterrand.
Nip i presidentit Francois Miterrand, Frederic ishte jo vetëmn një politikan i shquar, por ai shkëlqeu me një karrierë të gjatë në qytetin e dritave, Paris, edhe si aktor, skenarist filmash, moderator emisionesh TV, shkrimtar, producent dhe regjisor në kinematografi.
Shqipërinë dhe shqiptarët i kishte për zemër, simpati të cilën e shprehte hapur, ashtu si edhe interesimin për historinë e popullit tonë.
Një ndër vizitat në Tiranë, në maj 2016, Frederic Miterrand ka qenë i ftuar në studiot e Vizion Plus, në emisionin KAPITAL, të drejtuar nga Aleksandër Furxhi. /vizionplus.tv