Të paktën dy persona u vranë sot pas një sulmi të mundshëm terrorist në një stacion të vogël autobusi në Kiryat Malaki, një qytet në jug të Izraelit, thanë sot një spital dhe policia.

“Një terrorist mbërriti në një stacion autobusi, me sa duket në një makinë, dhe qëlloi në disa persona, derisa u neutralizua nga një civil që ndodhej në vendngjarje”, tha policia izraelite në një deklaratë.

Sipas ekipeve të shpëtimit, gjashtë persona u plagosën dhe u dërguan në dy spitale. Një zëdhënës i një spitali, Kaplan, i tha AFP se dy nga të plagosurit që u dërguan ndërruan jetë.

Forca të rëndësishme policore janë vendosur në këtë qytet të vogël që ndodhet midis Jerusalemit dhe Rripit të Gazës, shtoi policia izraelite, e cila tha se po kërkonte bashkëpunëtorët e mundshëm të sulmuesit.

“Ne kemi ngritur nivelin e gatishmërisë kombëtare”, tha zëdhënësi i policisë izraelite Kobi Sabtai, i cili shkoi në vendin e sulmit, pa dhënë detaje mbi identitetin e sulmuesit. /vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version