GREQI– Dy persona me origjinë shqiptare janë përfshirë në një konflikt me një polic jashtë detyre. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Ampelokipit.
Sipas asaj që është bërë e ditur, shqiptarët që lëviznin me motoçikletë, për arsye të panjohura deri më tani, janë grindur me një polic dhe e kanë rrahur.
Disa orë pas ngjarjes ata janë kapur në flagrancë dhe së bashku me policin janë dërguar në komisariatin e Patisionit.
Por ngjarja nuk përfundoi me kaq. Në orët e mbrëmjes në komisariat u paraqit babai i njërit prej shqiptarëve dhe u krijua një situatë e tensionuar.
Pas qetësimit të situatës, polici u lirua ndërsa tre shqiptarët jo. Këta të fundit raportuan se nuk ndiheshin mirë dhe kërkuan që të shkonin në spital.
Të shoqëruar nga efektivë të policisë, ata u dërguan në një infermieri që ishte në shërbim. Por as aty nuk u qetësuan gjërat.
Të njëjtat informacione thonë se tensioni ka lindur sërish brenda spitalit pasi kanë nisur të shajnë punonjësit e policisë dhe të kërcënojnë stafin./vizionplus.tv