Agjencia e Sigurisë Detare në Mbretërinë e Bashkuar ka raportuar sot për dy shpërthime që ndodhen shumë pranë një anijeje që po kalonte tranzit në Gjirin e Adenit jashtë Jemenit.

Ky është sulmi i fundit që synon trafikun detar jashtë Jemenit. Kapiteni i anijes tha se dy shpërthimet ndodhën përpara anijes.Për fat të mirë anëtarët e ekuipazhit të anijes janë të gjithë të sigurtë.

“Anija dhe ekuipazhi janë të sigurt dhe të shëndoshë”, tha agjencia britanike në një deklaratë. “Anijet këshillohen të lundrojnë me kujdes dhe të raportojnë çdo aktivitet të dyshimtë në UKMTO”, shtoi ai.

Mediat e huaja raportojnë se sulmi mund të jetë orkestruar nga rebelët Houthi. Shpërthimet e së premtes erdhën pasi një raketë Houthi goditi një anije tregtare në Gjirin e Adenit të mërkurën, duke vrarë tre nga anëtarët e ekuipazhit të saj dhe duke i detyruar të mbijetuarit të braktisin anijen.

Ky ishte sulmi i parë fatal në një fushatë sulmesh nga grupi i mbështetur nga Irani për luftën e Izraelit kundër Hamasit në Rripin e Gazës. Houthi-t i përshkruajnë sulmet si përpjekje për të ushtruar presion ndaj Izraelit që të ndalojë luftën, por objektivat e tyre gjithnjë e më shumë kanë pak ose aspak të bëjnë me konfliktin./vizionplus.tv/ 

 

Share.
Exit mobile version