SHBA ka marrë hapa të reja për mbylljen e Tik-Tok. Dhoma e Përfaqësuesve ka kaluar një projektligj që mund të çojë në ndalimin ndërkombëtar të Tik-Tok, por tashmë pritet edhe vendimi i Senatit.

Një nga arsyet që është dhënë për ndalimin e mundshëm të rrjetit social ka qenë edhe cenimi i sigurisë kombëtare amerikane.

Fati i projekt-ligjit në Senat është i paqartë. Ndërsa, presidenti Joe Biden ka deklaruar se do ta nënshkruajë projekt-ligjin, në rast se kalon në Senat. Ligjvënësit amerikanë kanë thënë se pronari i rrjetit social ByteDance ka lidhje me Partinë Komuniste Kineze. Por, akuzat janë mohuar nga Tik Tok dhe ByteDance.

Edhe ish-presidenti amerikan Donald Trump u përpoq ta hiqte aplikacionin në fjalë, por nuk kishte sukses.

Share.
Exit mobile version