Më 7 shkurt 2024, një gjyaktë franceze dënoi 18 shtetas shqiptarë me nga 2 vjet burg.
Ata janë në gjyq që nga e hëna e 29 janarit për shitjen e dhjetëra kilogramëve heroinë në Rennes, Saint-Malo dhe Nice.
Shqiptarët, të moshës 22 deri në 61 vjeç, i përkisnin një rrjeti “shumë të organizuar” që kishte shitur dhjetëra kilogramë heroinë në Rennes, Saint-Malo dhe Nice (Alpes-Maritimes).
“Një rrjet kriminal në modalitetin klanor”
Ky rast u zbardh falë një hetimi afatgjatë të nisur në vitin 2018. Në hetuesi kishte mbërritur informacioni për një 50-vjeçar, tashmë i njohur për trafik droge.
Nga hetimet rezultoi se 50-vjeçari drejtonte një rrjet kriminal që vepronte në “modalitet klanor”. Ai u dënua me 10 vite burg.
Ai importonte heroinë dhe kokainë në perëndim të Francës si dhe në Nice nga Holanda.
Hetimi bëri të mundur dallimin e “dy grupeve të veçanta”, njëra në Rennes dhe tjetra në Saint-Malo.
Një valë arrestimesh ndodhi në mars 2021. Gjatë operacionit u sekuestrua heroinë, produkte prerëse, armë, 68 mijë euro para të gatshme dhe pajisje paketimi.
29.000 euro të groposura në një kopsht
Një i ri 24-vjeçar, i cili besohet të jetë kreu i njërit prej grupeve, u arrestua në shtëpinë e partneres së tij, në Miniac-Morvan në Ille-et-Vilaine. Aty u zbulua një çelës, i cili siç u bë me dije gjatë gjyqit, i çoi hetuesit në një kuti në Dinard ku gjetën armë dhe 1.6 kg heroinë, dhe 56,000 euro.
Babai i partneres gjithashtu “raportoi se kishte zbuluar 29,000 euro” të varrosura në kopshtin e tij, në prill 2021.
ADN-ja e dhëndrit të tij do të identifikohet në çantat që përmbajnë paratë e gatshme.
Një “shtëpi luksoze” në Shqipëri e konfiskuar nga gjykatat
Ndaj personave që mungonin në gjyq janë lëshuar urdhër-arreste. Disa u arrestuan së fundmi në Gjermani dhe Holandë, por nuk mund të ekstradoheshin në kohë.
Janë dhënë edhe ndalime të përhershme nga territori francez.
Një “shtëpi luksoze” në Shqipëri është konfiskuar nga drejtësia franceze./vizionplus.tv