Autoritetet policore kanë zbardhur vrasjen masive që u regjistrua mbrëmjen e djeshme në Kanada, ku 6 pjesëtarë të një familje u vranë brenda banesës së tyre, mes viktimave janë katër fëmijë.

Viktimat janë nëna 35-vjeçare me katër fëmijët e saj të moshave nga 2 muajsh der në 7 vjeç (një djalë shtatë vjeç , dy vajza katër dhe dy vjeç, si dhe një foshnjë dy muajshe).

Viktima e gjashtë është një i afërm i familjes, 40 vjeç. Ndërkohë babai i fëmijëve shpëtoi nga të shtënat. Aktualisht ai po merr ndihmë mjekësore në spital.

Policia thotë se viktimat kanë marrë plagë nga një thikë dhe sende të tjera të mprehta.

Fillimisht u raportua se autori vrau viktimat me armë zjarri. Por në përditësimin e fundit policia rrëzoi skemën që autori të ketë përdorur armë zjarri.

Sipas policisë, pesë nga viktimat (nëna dhe fëmijët) sapo kishin ardhur nga Sri Lanka në Kanada.

Lidhur me rastin policia ka arrestuar një person pas dyshohet të jetë përfshirë në këtë ngjaje ntë rëndë, e cila ka tronditur Kanadanë.Hetuesit kanë përjashtuar pistën për dhunë dhe krim brenda familjes./Vizionplus.tv./

Share.
Exit mobile version