Mediet greke kanë publikuar detaje në reja në lidhje me vdekjen e 20-vjeçarit shqiptar në Kretë.
I riu shqiptar, Orgito Lloci u përfshi në një debat me dy 24-vjeçarë grekë, të cilët tashmë janë arrestuar.
Ndërsa tre personat e tjerë nga Gjeorgjia, Bullgaria dhe Rumania që ndodheshin në vendin e ngjarjes janë lënë të lirë, pasi nuk rezultojnë të përfshirë në përleshjen fatale.
Sipas dëshmive të banorëve, i riu shqiptar është rrahur rëndë nga një grup të rinjsh ndërsa në një moment ka arritur të arratiset, ka ecur në gjendje të keqe drejt një sheshi ku është rrëzuar.
20-vjeçari është dërguar në spitalin e Chanias, por me gjithë përpjekjet e mjekëve nuk ka mundur të mbijetojë dhe përfundimisht është konstatuar i vdekur.
Sipas burimeve policore, dy grekët aktualisht po mbahen në paraburgim për dëmtimet fizike të shkaktuara nga sherri, ndërsa në varësi të gjetjeve të autopsisë, nuk përjashtohet mundësia që ndaj tyre të rëndojë edhe akuza e vrasjes./vizionplus.tv