Ukraina dhe aleatët e saj kanë kritikuar Papa Françeskun i cili gjatë një interviste sugjeroi qe Kievi duhet te nise bisedimet me Moskën dhe te ngreje flamurin e saj. Në një videomesazh presidenti ukrainas Volodymir Zelensky tha se kisha duhet te jete me popullin.
“Kisha duhet të jetë me popullin. Dhe, jo 2.500 kilometra larg, diku, të ndërmjetësojë virtualisht mes dikujt që dëshiron të jetojë dhe dikujt që dëshiron të të shkatërrojë”, tha Zelensky.
Ndërkohë zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov deklaroi se Papa Francesku shprehu nevojën për bisedime mes dy vendeve , ndersa theksoi se edhe presidenti Putin mendon njësoj si At i Shenjte.
“Me sa kuptoj unë, kishte një kontekst më të gjerë për atë që tha Papa. Megjithatë, në përgjithësi, është mjaft e lehtë të kuptosh se për çfarë po fliste: ai po fliste në favor të negociatave. E dini, Presidenti rus Vladimir Putin gjithashtu ka folur vazhdimisht për gatishmërinë dhe hapjen tonë për të zgjidhur problemet tona përmes bisedimeve dhe ky është opsioni më i mirë”, deklaroi Peskov.
Edhe aleatët rajonalë të Ukrainës shprehën zemërim ndaj komenteve të Papës.“Nuk mund të dorëzohesh para të ligës, duhet ta luftosh dhe ta mposhtesh, në mënyrë që e liga ta ngrejë flamurin e bardhë dhe të dorëzohet”.
“Si thoni, sa për baraspeshë, ta nxisim Putinin të ketë guximin ta tërheqë ushtrinë e tij nga Ukraina? Paqja do të mbizotëronte menjëherë pa pasur nevojë për bisedime”, tha presidenti i Lituanisë.
Ndërsa ambasadorja dhe shefja e delegacionit të BE-së në Selinë e Shenjtë, Alexandra Valkenburg u shpreh se Rusia… mund t’i japë fund kësaj lufte menjëherë duke e respektuar sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës./vizionplus.tv