Magjistari i njohur amerikan David Seth Kotkin, i njohur si David Copperfield, është akuzuar nga 16 gra për ngacmim seksual.
Gratë kanë denoncuar se gjatë kohës që kanë qenë në moshë të mitur ato janë ngacmuar dhe droguar nga magjistari i njohur.
Sipas The Guardian akuzat vijën përgjatë harkut kohor të fund viteve 1980 dhe 2014.
Ndërkohë Copperfield ka mohuar të gjitha akzuat. Avokatët e tij theksojnë se magjistari nuk ka bërë kurrë akte të turpshme dhe se droga nuk është pjesë e jetës së tij.
Rikujtojmë se kjo nuk është hera parë që 67-vjeçari është përfolur disa herë për histori abuzimi, ndonëse janë mohuar.