Kur bëhet fjalë për ushqimin, disa thonë “ju jeni ajo që hani”.

Pra, çfarë hani për të qëndruar i ri?

Sipërmarrësi 46-vjeçar i bioteknologjisë Brian Johnson po shpenzon deri në 2 milionë dollarë në vit për një trajtim intensiv të quajtur “Project Blueprint” në një përpjekje për të ndryshuar moshën e tij.

Dhe si pjesë e këtij projekti, ai ndjek një dietë strikte me bazë bimore.

Johnson zakonisht i fillon ditët e tij me një smoothie “Green Giant”, siç e quan ai, të ngarkuar me suplemente. Për drekë, ai mund të ketë një tas plot me perime. Dhe për ëmbëlsirë, ha puding me fruta dhe arra.

Në total, marr “rreth 1977 kalori në ditë”, tha ai.

Johnson dhe ekipi i tij i ekspertëve të shëndetit projektuan “recetat e dietës së tij bazuar në atë që trupi ka nevojë”, tha Johnson për Business Insider përmes emailit.

“Çdo kalori duhej të numërohej”.

“Recetat më ndihmuan të ndaloja dëshirën për ushqim të shpejtë ”, tha ai.

Përveç dietës së tij, Johnson merr dhjetëra suplemente ushqimore, punon çdo ditë dhe i nënshtrohet testeve të rregullta mjekësore, duke përfshirë analizat e gjakut dhe MRI. Dëshira e tij për rininë madje e çoi atë në një ishull të largët të Karaibeve për t’iu nënshtruar një terapie të veçantë gjenesh me 25,000 dollarë për dozë.

Johnson dhe ekipi i tij i mjekëve thanë se Projekti Blueprint e ndihmoi atë të kishte lëkurën e një 28-vjeçari , zemrën e një 37-vjeçari dhe kapacitetin e mushkërive të një 18-vjeçari .

Këto pretendime nuk janë verifikuar fizikisht dhe po shkaktojnë shqetësim dhe debat të nxehtë se çfarë është saktësisht “mosha biologjike”.

Johnson së fundmi ka postuar një video në kanalin e tij në YouTube, ku shpjegon hap pas hapi disa nga recetat e tij të preferuara që ai pretendon se janë kundër plakjes./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version