Përfaqësuesi i partisë në pushtet të Turqisë, Omer Çelik, përdori një retorikë mjaft të ashpër kundrejt Fethullah Gylenin, i cili ndërroi jetë sot në moshën 86-vjeçare.

Ndër të tjera, Celik e konsideroi si një tradhtar, emri i të cilit, sipas tij, duhet të shkruhet pranë emrit të Netanyahut.

“Ai ishte një tradhtar që tradhtoi Islamin, njerëzimin dhe kombin tonë. Sot ai humbi jetën si një person pa shtetësi. Me dëmin që shkaktoi, emri i këtij njeriu duhet të shkruhet krah për krah me Netanyahun”, tha Celik. “Të gjitha këto tregojnë se ai veproi si nënkontraktor për të vjedhur sovranitetin kombëtar dhe për të dëmtuar ushtrinë tonë. Gyleni bëri një tradhti të madhe me rrjetin e tij dhe grupet të cilave u shërbeu. Ai u largua nga kjo botë me të gjitha tradhtitë dhe vrasjet e saj. Ne do të luftojmë me vendosmëri të gjitha provat fizike që ai la pas. Në të njëjtën kohë, ne do të luftojmë me të njëjtën forcë kundër këtij mentaliteti. Ai ishte një person që vepronte si nënkontraktor i forcave imperialiste”, vijoi ai, duke shtuar se “kemi pa se kush fshihej që në 15 korrik 2006. Ai ishte monument i së keqes, shfrytëzoi vlerat kombëtare dhe jeta e tij përfundoi kështu.

Fethullah Gylen, njeriu i akuzuar nga qeveria e Recep Tayyip Erdogan për tentativën për grusht shteti në Turqi në vitin 2016, ka ndërruar jetë në moshën 83-vjeçare.

Mediat turke raportojnë se ai është shtruar vonë të dielën në spital, ku edhe ka ndërruar jetë.

Gyleni jetonte prej 22 vitesh në mërgim në Pensilvani të Shteteve të Bashkuara dhe pavarësisht kërkesave të vazhdueshme nga qeveria turke për ekstradimin e tij, Uashingtoni e ka refuzuar me argumentin se nuk ka prova që e lidhin atë me ngjarjet e 15 Korrikut në Turqi.

Në Turqi, mijëra ndjekës të Gylenit, ish-aleatë politikë të qeverisë së Erdoganit për disa vite, janë burgosur vitet e fundit, ndërsa mijëra të tjerë janë larguar nga vendi./vizionplus.tv

 

Share.
Exit mobile version