Punonjësit e një dyqani që tregtojnë produkte bujqësore janë përballur me një kërkesë të çuditshme. Një burrë ka hyrë në dyqan dhe u ka kërkuar bar miu për t’i dhënë fund jetës së tij.
Mediat greke raportojnë se burri ka hyrë në dyqan dhe i ka kërkuar një punonjësi të blinte një sasi helmi për minj. Ky i fundit e pyeti për çfarë e donte, por ka marrë përgjigjen: “Dua të vras veten ” .
Shitësi, teksa është kamufluar se po përgatiste produktin për t’ia shitur, ka lajmëruar policinë.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur efektivët, të cilët i janë afruar në mënyrë diskrete burrit. Më pas, ai është transferuar në Klinikën Psikiatrike në Ilias, ku mjekët e kanë parë të nevojshme transferimin e tij në një institucion psikiatrik në kryeqytet për trajtim më të mirë./vizionplus.tv