Hamasi njoftoi dje, të dielën, se po tërhiqet nga negociatat indirekte për një armëpushim në Rripin e Gazës, pasi forcat e armatosura izraelite bombarduan një shkollë tjetër në të cilën janë strehuar personat e zhvendosur, për të pestën herë në tetë ditë.

Si pasojë humbën 15 persona humbën jetën, sipas mbrojtjes civile në enklavën e vogël palestineze.

Vendimi i Hamasit për t’u larguar nga tryeza e bisedimeve u njoftua një ditë pasi një bombë vdekjeprurëse që synonte të vriste kreun e krahut ushtarak të lëvizjes islamike palestineze, Mohammed Deif, vrau një ndihmës të ngushtë, sipas ushtrisë izraelite.

“Hamasi, megjithatë, është i gatshëm të rifillojë negociatat kur Izraeli të tregojë seriozitet në mënyrë që të përfundojë një marrëveshje armëpushimi, e cila do të shoqërohet me një shkëmbim të të burgosurve palestinezë për pengjet e mbajtura në Rripin e Gazës, pas ushtrisë së tij”, theksoi Hamasi./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version