Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken po fillon një turne të ri në rajonin e Lindjes së Mesme, ndoshta i fundit që do të ketë kohë të mbajë përpara zgjedhjeve presidenciale në SHBA më 5 nëntor. Ndalesa e tij e parë do të jetë Izraeli.

“Sekretari i Shtetit Anthony Blinken do të niset të hënën për një tjetër udhëtim në Lindjen e Mesme që do të përfshijë një ndalesë në Izrael, pasi administrata Biden po bën një përpjekje të re për të rivendosur qetësinë në rajon pas vdekjes së liderit të Hamasit, Yahya Sinwar”, vëren Nju Jorku Times, duke nënvizuar se ky do të jetë udhëtimi i 11-të i kreut të Departamentit të Shtetit në Lindjen e Mesme nga 7 tetori 2023 e në vazhdim.

Për momentin nuk është bërë e ditur se cilat vende, përveç Izraelit, do të vizitojë këtë herë ministri i Jashtëm amerikan. Megjithatë, theksohet se gjatë udhëtimeve të tij të mëparshme ai kishte qenë edhe në Egjipt, Jordani, Arabinë Saudite, Katar dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Administrata e Biden ka dërguar mesazhin se vrasja e Sinëar mund të hapë rrugën për marrëveshje në fronte: një armëpushim në Gaza, lirimin e pengjeve izraelitë që mbeten në duart e Hamasit dhe një rritje të ndihmave humanitare që arrijnë në Gaza./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version