Presidenti amerikan Joe Biden foli sonte me homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelensky për përpjekjet për të rritur ndihmën për Kievin.

Biden njoftoi një paketë të re ndihme ushtarake prej 425 milionë dollarësh që përfshin raketa ajër-tokë, automjete të blinduara dhe pajisje të tjera të mbrojtjes ajrore.

Zelensky nesër do të marrë pjesë në takimin e ministrave të mbrojtjes të vendeve të NATO-s. Më herët sot ai zbuloi “planin e tij të fitores” dhe u kërkoi aleatëve të tij ta mbështesin atë në përpjekjen e tij për t’i dhënë fund luftës me Rusinë brenda vitit të ardhshëm. /vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version