Presidenti amerikan Joe Biden i quajti sot forcat Houthi një organizatë terroriste pas dhjetëra sulmeve ajrore të nisura nga avionë luftarakë, anije dhe nëndetëse amerikane dhe britanike në të gjithë Jemenin gjatë natës.
Joe Biden, në komentin e tij të parë publik që nga sulmet e SHBA-së në këtë vend të Gadishullit Arabik, përsëriti sot se ai do të përgjigjet nëse “Houthit vazhdojnë sjelljen e tyre të papranueshme”.
Presidenti Biden tha gjithashtu se ai beson se sulmet e SHBA kundër Houthis në Jemen nuk kanë shkaktuar viktima civile.
“Unë konsideroj se nuk ka pasur viktima në mesin e civilëve, për këtë arsye edhe sulmet janë të suksesshme”, tha ai në një diskutim të shkurtër me gazetarët.
Londra dhe Uashingtoni deklarojnë se sulmet e tyre ajrore në Jemen, pjesa më e madhe e të cilave kontrollohet nga Houthi, po kryhen në shenjë hakmarrjeje pas disa muajsh sulmesh të kësaj lëvizjeje kundër anijeve në Detin e Kuq. Rebelët Houthi të mbështetur nga Irani thonë se sulmet e tyre janë përgjigja e tyre ndaj luftës së vazhdueshme në Gaza. /vizionplus.tv