Bashkimi Evropian është përgjigjur me të njëjtat monedha dhe masa ndaj produkteve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pas vendosjes së tarifave të Donald Trump ndaj produkteve të shteteve anëtare të Unionit. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka njoftuar vendosjen e tarifave për mallrat amerikane në masën 26 miliardë euro.

Pas vendosjes së tarifave prej 25% të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj importeve të çelikut dhe aluminit të BE-së, ka ardhur edhe përgjigja e Unionit. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi sot se kundërmasat do të jenë me vlerë 26 miliardë euro.

Bashkimi Evropian duhet të veprojë për të mbrojtur konsumatorët dhe bizneset. Kundërmasat që marrim sot janë të forta, por proporcionale. Duke qenë se Shtetet e Bashkuara po aplikojnë tarifa me vlerë 28 miliardë dollarë, ne po përgjigjemi me kundërmasa me vlerë 26 miliardë euro. Kjo përputhet me shtrirjen ekonomike të tarifave nga Shtetet e Bashkuara,” ka deklaruar Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Evropian.

Von der Leyen u shpreh se tarifat do të hyjnë në fuqi më 13 prill, ndërsa theksoi se BE është gatshme për negociata.

Kundërmasat tona do të futen në dy hapa, duke filluar nga 1 prilli dhe plotësisht në fuqi nga 13 prilli. Ndërkohë, ne do të mbetemi gjithmonë të hapur për negociata. Ne besojmë fuqishëm se në një botë të mbushur me pasiguri gjeoekonomike dhe politike, nuk është në interesin tonë të përbashkët t’i ngarkojmë ekonomitë tona me tarifa të tilla. Ne jemi të gatshëm të përfshihemi në një dialog kuptimplotë. I kam besuar Komisionerit të Tregtisë Maroš Šefčovich të rifillojë bisedimet e tij për të eksploruar zgjidhje më të mira me Shtetet e Bashkuara,” shtoi ajo.

Masat do të godasin produktet e çelikut dhe aluminit, por edhe tekstilin, prodhimet e lëkurës, pajisjet shtëpiake, produktet e plastikës dhe drurit. Produktet bujqësore do të preken po ashtu, përfshirë shpendët, mishi i viçit, disa prodhime deti, frutat e thata, vezët, sheqerin dhe perimet.

Share.
Exit mobile version