Bashkimi Evropian është në proces të hartimit të një plani alternativ për financimin e Ukrainës. Shuma që do t’i ndahet vendit në luftë arrin në 20 miliardë euro.
Synimi i planit alternativ, siç raportohet nga gazeta Financial Times, është të anashkalojë kundërshtimin e Hungarisë për lëvrimin e një shume nga buxheti europian.
Sipas publikimit, shuma do të gjendet me emetimin e borxhit të ndërsjellë. Hartimi i këtij plani pason dështimin për të arritur një marrëveshje në samitin e këtij muaji. /vizionplus.tv