Rripi i Gazës ka hyrë sot në ditën e gjashtë të ndërprerjeve pothuajse të plota të internetit dhe telefonave, kohëzgjatja më e gjatë që nga fillimi i luftës, sipas NetBlocks, mbikëqyrësi i rrjetit botëror të telekomunikacionit.

Matjet e NetBlocks tregojnë se territoret palestineze janë përballur me një ndërprerje pothuajse të plotë të telekomunikacionit për 120 orë, tha organizata në faqen e rrjetit social X (ish Twitter).

Kjo ndërprerje, që tani hyn në ditën e gjashtë, është ndërprerja më e gjatë e vazhdueshme e telekomunikacionit e regjistruar ndonjëherë që nga fillimi i luftës midis Izraelit dhe Hamasit, sipas të njëjtit burim.

Komunikimet janë ndërprerë disa herë që nga 7 tetori, kur Izraeli filloi të kryente sulme të rënda kundër enklavës palestineze të kontrolluar nga grupi islamik palestinez. Këto sulme i privojnë 2.4 milionë banorët e saj nga kontakti me pjesën tjetër të botës. /vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version