GREQI– Një 43-vjeçar shqiptar ka rënë pre e një atentati mafioz mbrëmjen e së mërkurës, 24 janar, në Kato Achaia.
Sipas informacioneve të protothema.gr, gjithçka ka ndodhur rreth orës 23:30, kur shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, po kthehej në shtëpi.
43-vjeçarit i është afruar një makinë e zezë, e cila drejtohej nga një perosn i paidentifikuar. Ky i fundit ka nxjerë armën dhe ka qëlluar tre herë në drejtim të tij.
Shqiptari ka mbetur i plagosur dhe është dërguar me urgjenncë në spital.
Në vendngjarje u gjetën dy gëzhoja pistolete 9 mm dhe një fishek i deformuar. Policia po punon për identifikimin e autorit./vizionplus.tv