Princi William nuk u shfaq në videon e shpalljes së kancerit të gruas së tij dhe kjo nuk është rastësi. Edhe data në të cilën u publikua video nuk ishte e rastësishme.

Kate Middleton zbuloi në një video-mesazh të premten, më 22 mars se ajo është diagnostikuar me një formë të pazbuluar të sëmundjes dhe aktualisht po trajtohet për të. Pas shikimit të videos, shumë veta u habitën pse burri i saj nuk u shfaq në krah të saj.

Ndonëse ka përmendur se me mbështetjen e tij po kalon shumë mirë, me siguri qëllimi i saj ka qenë diçka tjetër.

Sipas burimeve të pallatit, të cituara nga media ndërkombëtare si Times of London: “Kjo ishte një grua e fuqishme që po ndante një mesazh. Ajo nuk kishte nevojë për askënd pranë saj. William po e mbështet atë në prapaskenë”.

Të shtunën, më 23 mars, një ditë pas publikimit të videos, çifti mbretëror tregoi një front të bashkuar duke bërë një deklaratë të përbashkët për betejën e Kate me kancerin.

“Princi dhe Princesha janë të dy jashtëzakonisht të prekur nga mesazhet dashamirëse nga njerëzit këtu në Mbretërinë e Bashkuar, në të gjithë Commonwealth dhe në mbarë botën në përgjigje të mesazhit të Lartësisë së Saj Mbretërore ”, tha Kensington Palace në një deklaratë për Us Weekly.

“Ata janë jashtëzakonisht të prekur nga ngrohtësia dhe mbështetja e publikut dhe janë mirënjohës për mirëkuptimin tuaj për kërkesën e tyre për privatësi në këtë kohë.”

Kushëriri i Princit William , Peter Philips, i tha Sky News të Australisë disa ditë më parë se çifti është më i bashkuar dhe më i fortë se kurrë.

“Ai është shumë mirë. Ata përpiqen të ruajnë ekuilibrin në jetën e tyre dhe të jenë të drejtë me fëmijët e tyre”.

Çifti, i cili u martua në vitin 2011, ka tre fëmijë: Princi George, 10 vjeç, Princesha Charlotte, 8 dhe Princi Louis, 5 vjeç.

Share.
Exit mobile version