Arrestimi i një 51-vjeçari shqiptar besohet nga autoritetet e drejtësisë belge se ka zgjidhur edhe misterin e vrasjes së një prostitute 17-vjeçare në vitin 1999.

Sipas asaj që raportojnë mediat belge trupi i 17-vjeçares Iona B, u gjet natën e 16 majit 1999 në Dries në Antwerp, ku kishte shenja dhune dhe goditje thike.

Në atë kohë mjeku ligjor numëroi rreth 20 të prera dhe plagë me thikë. Hetimi zbuloi se viktima ishte parë me tutorin e saj të dyshuar në një kafene aty pranë pak para vdekjes së saj. Dëshmitarët kishin parë një burrë duke ikur, që mësohet që gjatë gjithë këtyre viteve, ka qëndruar në Belgjikë me një identitet të rremë.

Mediat belge raportojnë se autori i dyshuar i ngjarjes kishte mundur të largohej menjëherë nga Belgjika, duke i shpëtuar policisë.

Mediat raportojnë se shqiptari ishte larguar nga Shqipëria në vitin 1993 dhe për disa vite kishte qendruar në Itali dhe më pas kishte shkuar në Belgjikë, për tu rikthyer sërish në Itali pas krimit, ku lëvizte me dokumente të rreme.

Pas konsultimit midis zyrës së prokurorit publik të Antëerp dhe Policisë Gjyqësore Federale (FGP), hetimi u rihap dhe provat e ADN-së u ekzaminuan përsëri në vitin 2020. Tani doli se ishte e mundur të përcaktohej një profil i ADN-së në një dorezë që ishte lënë në vendin e ngjarjes.

Sipas Gazet van Antwerpen, ai u arrestua përfundimisht në Romë këtë pranverë, ndërsa u dërgua në Belgjikë më 5 prill. Një test krahasues i ADN-së tani ka vërtetuar një përputhje pozitive me ADN-në e të dyshuarit, çka solli dhe arrestimin e tij.

Share.
Exit mobile version