Ai po përgatitej të festonte natën e Vitit të Ri në një resort luksoz, por tani do ta festojë në qeli.

Nicola Rullo, që besohet të jetë drejtuesi i klanit Contini u arrestua në Spanjë.

Karabinierët e Njësisë Hetimore të Komandës Provinciale të Napolit, të koordinuar nga DDA e bllokuan atë teksa po zhvillonte një bisedë pranë pishinës, së bashku me dy persona të tjerë, të cilët gjithashtu besohet nga hetuesit se ishin të lidhur me Continis.

Ai kishte qëndruar në hotelin luksoz “El Plantio Golf Resort” në Alicante, nga 15 dhjetori, së bashku me bvashkëshorten, vajzën dhe dhëndrin.

Që në moshë të re, Rullo është arrestuar disa herë dhe ka bërë në total 19 vite burg.

Ai përfundoi vuajtjen e dënimit më 3 korrik 2023, por vetëm dy muaj më vonë, më 26 shtator, Prokuroria e Përgjithshme e Republikës së Napolit, pas një ripërcaktimi të dënimeve, nxori një dispozitë të re, të cilën, megjithatë, Rullo e shmangu.

Duke filluar nga 15 dhjetori 2023, një detaj alarmoi policinë: fillimisht gruaja e tij, Maria Starita, dhe më pas vajza e tij Immacolata Rullo, së bashku me bashkëshortin e saj Ciro Carrino, mbyllën numrat e telefonit. Ky veprim paralajmëroi ushtarët se familja Rullo ishte shpërngulur jashtë Napolit apo territorit kombëtar.

Falë shkëmbimit të informacioneve me policinë spanjolle, më në fund Karabinierët dhe Udyco e gjetën atë në resortin e njohur në Alicante. Tani ai ndodhet në burg në pritje të urdhrave për ekstradim.  /vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version