Drejtoria Antimafia e Qarkut dhe Karabinierët e Njësisë Hetimore të Komandës Provinciale të Romës kanë ekzekutuar mëngjesin e sotëm 28 masa sigurie, 11 prej të cilave “arrest me burg”, 16 “arrest shtëpie” dhe 1 “detyrim paraqitje”. Të arrestuarit akuzohen për pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim trafikun ndërkombëtar të drogës, tentativë grabitje, vjedhje dhe armëmbajtje pa leje.

Hetimet, të nisura nga Karabinierët e Njësisë Hetimore të Romës dhe të drejtuara nga DDA e Romës në qershor 2020, bënë të mundur zbulimin e një shoqate kriminale, me bazë logjistike në kryeqytet dhe që vepronte në Magliana dhe në bregun e Lazios. Organizata udhëhiqej nga një prej figurave historikë të Banda della Magliana, Marcello Colafigli.

Colafigli, 70 vjeç, kishte ruajtur marrëdhëniet me eksponentë të ‘Ndrangheta”, Camorra, mafia e Foggia dhe me shqiptarët e futur në një kartel droge të Amerikës së Jugut, shkruan Rai News. 

Sipas mediave vendase 70 vjeçari ishte dënuar me burgim të përjetshëm për katër vrasje, por ishte në gjysmëliri prej datës 30 tetor të 2019.

Por pavarësisht se ishte në gjysmë liri, kishte arritur të planifikonte shitblerjet dhe blerjet e sasive të mëdha të drogës nga jashtë (Spanja dhe Kolumbia).

Colafigli do të kishte mbajtur marrëdhënie me eksponentët e ‘Ndrangheta-s, Camorra-s, mafies së Foggia-s dhe me shqiptarët e përfshirë në një kartel droge të Amerikës së Jugut, si dhe me një grup të rrënjosur mirë në rrethin romak të Massimina, përgjegjës për tregtimin e drogës në territorin e kryeqytetit. Masat e sigurisë janë ekzekutuar për 22 shtetas italianë, 2 shqiptarë, 1 kosovar, 1 maqedonas dhe 1 kolumbian.

Colafigli dyshohet se ka fituar besimin e një grupi shqiptarësh të përfshirë në një kartel të rëndësishëm kolumbian që vepronte në qytetin Turbo (Kolumbi).

Personi në krye të grupit shqiptar, pikë kontakti me kartelin kolumbian, doli vullnetarisht të shkonte personalisht për të negociuar me furnitorët e Amerikës së Jugut.

Hetimet në lidhje me këtë grup kriminal me bazë në Romë dhe shtrirje deri në Mahliana dhe Lazio, kanë nisur në qershor të vitit 2020.

Mes personave në grupin kriminal përgjegjës për shpërndarjen e drogës është edhe një burrë, i plagosur nga të shtënat me armë zjarri më 25 mars 2024, gjithashtu marrësi i urdhër-arrestit të sotëm.

Megaoperacioni është zhvilluar në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte ku autoritetet kanë sekuestruar edhe rreth 400 mijë euro gjatë kontrollit në shtëpinë e njërit prej të dyshuarve./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version